Presidenti Joan Laporta ka të preferuar si trajner gjermanin Thomas Tuchel, kampion Europe me Chelsea sezonin e shkuar.
Laporta e pëlqen shumë atë dhe e shikon si një trajner modern që do të bënte një punë të mirë te Barcelona. Preferenca tjetër është një tjetër gjerman, Jurgen Klopp.
Edhe në të shkuarën trajneri aktual i Lverpool është lidhur me katalanasit. Të dy këta trajnerë kanë kontrata afatgjata, deri më 30 qershor 2024.
Te Barcelona është propozuar si opsion Ralf Rangnick, një trajner dhe drejtues i shquar për punën me të rinjtë. Aktualisht ai është pjesë e Lokomotiv Moscow në Rusi dhe mund të jetë “ura” drejt Tuchel ose Klopp.
Rangnick mund të marrë drejtimin e Barcelonës tani si trajner. Në fund të sezonit mendohet t’i jepet një rol drejtues drejtues në klub dhe të tentohet më pas arritja te një nga gjermanët e përmendur më lart.