Skenar për Barcelonë gjermane nga Laporta, si do tentohet një mes Tuchel e Klopp

0
Ronald Koeman është ende trajner i Barcelonës, por në kampin e klubit të LaLiga po mendojnë për një zgjidhje dhe së fundmi Mundo Deportivo na sjell një skenar interesant.

Presidenti Joan Laporta ka të preferuar si trajner gjermanin Thomas Tuchel, kampion Europe me Chelsea sezonin e shkuar.

Laporta e pëlqen shumë atë dhe e shikon si një trajner modern që do të bënte një punë të mirë te Barcelona. Preferenca tjetër është një tjetër gjerman, Jurgen Klopp.

Edhe në të shkuarën trajneri aktual i Lverpool është lidhur me katalanasit. Të dy këta trajnerë kanë kontrata afatgjata, deri më 30 qershor 2024.

 

Te Barcelona është propozuar si opsion Ralf Rangnick, një trajner dhe drejtues i shquar për punën me të rinjtë. Aktualisht ai është pjesë e Lokomotiv Moscow në Rusi dhe mund të jetë “ura” drejt Tuchel ose Klopp.

Rangnick mund të marrë drejtimin e Barcelonës tani si trajner. Në fund të sezonit mendohet t’i jepet një rol drejtues drejtues në klub dhe të tentohet më pas arritja te një nga gjermanët e përmendur më lart.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu