Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka ndjekur koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore shqiptare Fitnete Rexha, organizuar në ambientet e saporikonstruktuara të TKOB.
Pas mbrëmjes ajo ka postuar foto me këngëtarin Bujar Qamili dhe Valbona Mema, të cilët performuan këngët e këngëtares së madhe shqiptare me mesazhin:
Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!