Vrasja e Saimir Hoxhës/ Koalicioni DMA marshon në Shkodër: Jeta është dhuratë e çmuar

0

Një marshim është mbajtur mëngjesin e kësaj të shtunë në qytetin e Shkodrës nga të rinjtë e koalicionit “Duam, Mund dhe Arrij”.

Këta të rinj kanë marrshuar ditën e sotme duke marrë shkas nga vrasja e nën-komisarit Saimir Hoxha pak ditë më parë në Lezhë, gjatë një operacioni anti-drogë, nga i riu Aldi Rama.

Fax Neës ka ndjekur nga afër këtë marshim, i cili nisi nga sheshi Parrucë deri tek Truma e Shkodrës. Mesazhi i tyre eshte i qarte kunder droges dhe vrasjeve.

Flasin të rinjtë:

E reja 1: Protestojmë për arsyen përse u bë vrasja e oficerit në Lezhë. Bëhet në emër të oficerit për t’i thënë stop vrasjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike. Marshimi bëhet gjatë gjithë pedonales deri te busti Luigj Kgurakaqi. Kemi përfaqësues nga gjimnazet dhe shoqeria civile.

E reja 2: Jemi bërë të gjithë së bashku sot për ndërgjegjësimin e të rinjve, si një nga grupet më të prekura nga përdorimi i lëndëve narkotike. Nëpërmjet këtij marshimi duam të përcjellim mesazhin “Jeta është një dhuratë e çmuar, mos e humb  për shkak të drogës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu