Nga editori
Infowebtv renditet mes 100 portaleve më të mira në Shqipëri. Nuk e themi ne, por matësi botëror i trafikut të internetit, Alexa.com.
Në fakt renditja ndryshon po të mbajmë parasysh faktin se mes 100 platformave online në Shqipëri bëjnë pjesë motorë kërkimi, browserat, rrjetet sociale, portale që nuk kanë lidhje me median etj.
Pra sa i përket platformave informuese, infowebtv renditet më mirë se kaq.
E gjithë kjo ardhur si pasojë e strategjive të ndjekura, punës me profesionalizëm, pasqyrimit me realizëm dhe objektivitet i lajmeve, pavarësisë editoriale etj. Mbi të gjitha kjo renditje i dedikohet audiencës sonë që nuk na ka lënë të vetëm në këtë rrugëtim.
Por ne nuk do të ndalemi këtu. Ambiciet tona janë më të mëdha. Së shpejti synojmë të renditemi ndër 50 platformat më të mira në Shqipëri duke qenë në kah të mediave më të mëdha televizive dhe online në vend. Startuam vetëm një vit më parë.
Tashmë infoweb ka lënë pas portale dhe platforma mediatike mjaft të njohura në vend.
Me këtë rast duam të falenderojmë në mënyrë të veçantë audiencën tonë brenda dhe jashtë vendit, qytetarët, bashkëpunëtorët dhe të gjitha ata që e nisin dhe përfundojnë ditën me infowebtv, duke pasur besim tek ne. Dhe ne e përsërisim që premtimet i mbajmë! Faleminderit!