Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka folur në lidhje me krizën e re që i kanoset vendit, ajo e energjisë elektrike. Rama e ka quajtur krizën energjitike të ngjashme dhe po aq goditëse sa pandemia dhe tërmeti.
Rama tha se në të gjithë botën po ndihen tashmë efektet e rritjes së çmimit të gazit dhe karburantëve.
Rama:
Të dashur bashkëqytetarë, vala e radhës po i vjen ekonomisë sonë, ka efekte shumë tronditëse mbi jetën e familjeve, kjo është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila ka dhënë efektet e para në të gjithë botën. Vijon…