ELBASAN
Të tjera detaje bëhen të ditura për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku mbetën të vrarë dy persona, Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri.
Burime nga policia bënë me dije se viktimat po lëviznin më këmbë në zonën e “Rrethrrotullimit të luleve”, në hyrje të qytetit, kur janë qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje.
Ndërkohë mësohet se policia i është vënë pas një makine të dyshuar si të autorëve në afërsi të Metalurgjikut.