LAJM I FUNDIT/ Pas betejës me Covid-19, humb jetën gazetari i njohur

0

Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga Covid-19 gazetari dhe komentatori i njohur i sportit Kosta Grillo.

Gazetari 59-vjeç ishte i infektuar me koronavirusin prej disa javësh dhe ishte dërguar në Tuqi për të marrë nj mjekim më të specializuar por nuk arriti të fitonte dot betejën me Covid.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Petraq Baku, i cili shkruan se “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.

Kujtojmë se në datën 17 gusht të këtij viti ai pati komplikacione të shumta me shëndetin gjatë kohës që ishte i shtruar dhe në rrjet miq e familjarë bënëin apel për ta ndihmuar financiarisht pasi ai nuk përballonte dot shpenzimet marramendëse në Turqi.

Kosta Grillo përveçse komentator dhe gazetar prej vitesh ishte edhe menaxher futbollistësh.

Kush ishte Kosta Grillo:

Kostandin Grillo nuk është një emër pak i dëgjuar në Shqipëri, sidomos në fushën e gazetarisë dhe sportit. Grillo përveç se komentator ka qenë gjithashtu edhe menaxherë lojëtarësh.

Por gjithashtu edhe telashet për të nuk kanë qenë të pakta. Në vitin 2018, Grillo u shpreh se ishte tifoz i Kombëtares serbe, duke bërë që fjalët e tij të merrnin shumë reagime negative nga shumë ndjekës dhe kolegë të tij.

Ndërkohë që po kjo deklaratë i kushtoi Grillos vendin e punës në RTSH, pasi fill pas kësaj deklaratë, atë e hoqën nga puna.

Në vitin 2021, Grillo është kërcënuar nga një telefonatë anonime, në lidhje me postimet që, ky i fundit bënte në Facebook. Për këtë, Grillo u shpreh se nëse policia nuk bën punën e saj, ai do të kërkojë azil në ambasadat e huaja në vendin tonë.

Grillo u infektua me Covid në muajin gusht të këtij viti, ndërkohë që në 12 gusht gjendja e tij u rëndua, duke bërë që të nisej me urgjencë drejt Turqisë.

Por mesa duket as trajtimi në Turqi, nuk arritën që ta shpëtonin komentatorin, duke bërë që të humbte jetën në moshën 59-vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu