Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ndodhet në Bërdo, për të marrë pjesë në samitin e organizuar mes vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
Por pak para se të hyjnë brenda godinës, Rama shfaqet duke ecur në prani të homologut të tij holandez, Mark Rutte.
Pranë derës, as Rutte dhe as Rama nuk pranojnë të hyjnë të parët duke respektuar njëri-tjetrin. Ata në tentativë për ti bërë nderin njëri-tjetrin kanë bërë disa hapa pas derisa në fund kanë ndarë edhe radhën e hyrjen në sallë.