Një aksident u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në aksin Elbasan-Belsh.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kajan, ku një makinë ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë lënduar dy persona, mes të cilëve njëri ndodhet në gjendje të rënë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Të dhënat paraprake bëjnë me dije se shkak për këtë aksident është bërë lagështia në rrugë.
Policia ka kryer veprimet proceduriale.