Kjo është mësuesja e historisë në shkollën “Andon Zako Çajupi” Domenika Toptani 53 vjeç e cila ditën e djeshme u përfshi në një përleshje me mësuesen e Letërsisë po në këtë shkollë, Elida Qenamin 46 vjeç, për një tavolinë në lokalin ku ishin ulur.
Të dyja mësueset janë pezulluar nga detyra. Dje në sherrin mes 2 mësueseve u përfshinë edhe të afërmit e tyre, të cilët përdorën karriget e lokalit duke gjuajtur njëri tjetrin dhe armë.
Një sherr i dhunshëm u regjistrua dje në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Në përfundim të veprimeve hetimore policia arerstoi në flagrancë shtetasit Edmond Faja, 39 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasit Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç, Enea Kovaçi, 32 vjeç., Ndriçim Qefalia, 43 vjeç, Laert Duro., 41 vjeç, si dhe shpall në kërkim shtetasin Alvaro Toptani 27 vjeç.
Policia bën me dije se sherri kishte nisur për një vend qëndrimi në një lokal dhe më pas kishte percipituar në përplasje fizike mes familjarëve të të përfshirëve.
Motivet e zanafillës së debatit të nsiur që në shkollë nuk janë sqaruar ende por ajo që dimë është se 2 mësuese e nisën sherrin për një tavolinë në loka, gjë që e kemi parë të ndodhë shepsh mes të rinjvepor jo mes 2 përfaqësuese të arsimit.
Foto e marr♪7 nga ABC News