Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka kërkuar rrëzimin e kriterit të vendosur nga Policia e Shtetit për pranimin e kandidadëve deri në 30 vjeç për të qenë pjesë e Policisë.
Sipas kritereve të Policisë së Shtetit, vetëm të rinjtë deri në 30 vjeç mund të aplikonin për të qenë pjesë e policisë, mirëpo kjo shihet si diskriminuese nga Komisioneri, pasi ka shumë të tjerë të moshës 30 deri 65 vjeç të cilët duan të jenë pjesë e Policisë.
Prandaj dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kërkon Policisë së Shtetit rrëzimin e këtij kriteri dhe vendosjen e kriterit të aftësisë fizikë për të marrë pjesë në aplikim.