Katar 2022, rezultate surprizë gjatë takimeve. Zvicra ‘prek’ Italinë, ndalet Anglia, Kosova e fundit

0

Janë zhvilluar mbrëmë disa ndeshje në kuadër të Botërorit Katar 2022.

Tjetër rezultat zhgënjyes për Kosovën në fazën kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Dardanët janë mundur 2-1 në shtëpi nga Gjeorgjia dhe tani mbajnë vendin e fundit në Grupin B me 4 pikë pas 7 ndeshjesh.

Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 11-të me Okriashvilli-n pas një gafe të portierit Muriçi. Muriqi ka barazuar rezultatin në minutën e 45-të me një penallti, por gjeorgjinatë kanë gjetur golin e fitores në minutën e 82-të me Davitashvilli-n.

Barazimi i Anglisë në shtëpi me Hungarinë ka qenë rezultati më befasues i mbrëmjes së sotme në fazën kualifikuese për Katar 2022.

Ndeshja mes Tre Luanëve dhe hungarezëve, të dyja në grupin e Shqipërisë, është mbyllur në barazim 1-1. Sallai ka shënuar për miqtë me penallti në minutën e 24-t, dërsa Stones ka barazuar për vendasit.

Shkëlqen Zvicra, që ka mundur 4-0 Lituaninë në transfertë dhe ka kapur Italinë në kreun e Grupit C. Protagonistët e sfidës kanë qenë Embolo dhe Shaqiri. I pari me dy gola, i dyti me dy asiste.

E papërmbajtshme Portugalia, që ka mundur 5-0 Luksemburgun në shtëpi. Shkëlqen Cristiano Ronaldo me 3 gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu