Data 13 Tetor përkon me “Ditën Ndërkombëtare pa Sytjena”. Ndonëse për shumë mund të tingëllojë çuditshëm, idea për të krijuar këtë ditë lindi më 9 korrik të vitit 2011, por më pas u vendos më 13 tetor, pasi është Muaji ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit.
Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë të hiqni sytjenat kur flini pasi ato shtrëngojnë gjendrat dhe kanalet e ndryshme limfatike, duke penguar në këtë mënyrë filtrimin dhe eliminimin e toksinave nga organizmi.
Një pjesë e mirë e funksioneve të eliminimit të toksinave nga organizmi ndodh gjatë fazës së gjumit.
Mbajtja e sytjenave natën shkakton gjithashtu akumulim të tepërt të ujit. Ky akumulim krijon dehidratim ,por mund të çojë në shfaqjen e cisteve limfatike që ndikojnë drejtpërdrejt në kancerin e gjirit.