“Mourinho nuk merr vesh nga futbolli”, çfarë e shtyu Andi Lilën të bëjë këtë koment

0

Andi Lila, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, tashmë në rolin e opinionistit sporitv ka komentuar sfidën e djeshme mes Shqipërisë dhe Polonisë ku kuqezinjtë humbën me rezultatin 0-1.

Në analizën e tij për ndeshjen e kombëtares, Lila foli me superlativa për kuqezinjtë, megjithatë e teproi me kritikën e tij ndaj një trajneri si Jose Mourinho, ose siç njohet ndryshe ‘Special One’.

“Sot ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Sot Kumbulla, me atë që bëri ndaj Leëandoëskit, tregoi se e Meriton të luajë titullar, ndaj Mourinho ose është me pushime në Romë, ose nuk merr vesh nga futbolli”, tha ndër të tjera ish mbrojtësi kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu