Debat mes Baton Haxhiut dhe Oerd Bylykbashit: Të futën ndërmjetës të shpëtosh Sali Berishën

0

Një debat ka përfshirë analistin Baton Haxhia dhe demokratin Oerd Bylykbashi, pas akuzave të analistit se Oerd Bylykbashin e kanë futur ndërmjetësues për të shpëtuar Sali Berishën nga përjashtimi.

Kjo deklaratë e analistit solli ‘tronditje’ në Opinion, ku Oerd Bylykbashi iu përgjigj prerazi se kjo nuk esht aspak e vërtetë.

Pjesë nga debati:

Baton Haxhia: Për moshën që ka, Oerd Bylykbashi më vjen keq që fshihet pas një 77 vjeccari.

Oerd Bylykbashi: Është më i ri se Basha.

Baton Haxhia: Dënimin që e kanë bërë SHBA-të janë lënë Lul Bashës. Ky njeri që është këtu ka bërë c’mos gjithë kohës për të shpëtuar Sali Berishën.

Oerd Bylykbashi: Kush ka qenë ndërmjetësuesi?

Baton Haxhia: Ti

Bylykbashi: Dëgjoje prej meje Baton.

Baton Haxhiu: Oerdi thashë ka qenë njeriu…

Artur Zheji: Ky Batoni ka gjithmonë informacione që ne nuk i kemi.

Baton Haxhia: Kush përfiton nga kjo? Këta e kanë nda PD-në në dysh. Ky (Berisha) ka marrë super militantët që nuk i duhen askujt. Do njerëz, më vjen keq, por janë thjesht votues.

Blendi Fevziu: Nuk mund të fyesh qytetarin që voton.

Oerd Bylykbashi: Ky është koncept oligarkik për partitë politike.

Baton Haxhia: Këta votues që janë të lidhur shpirtërisht me PD, ky po përdor shpirtin e njerëzve për ta rrënuar partinë e vet. S’ka ma turp se kjo.

Blendi Fevziu: Ti paske negociu (pËR bYLYKBASHIN)

Baton haxhiu: Ndërmjetës thashë ka qenë për të shpëtuar Sali Berishën dhe nuk ka arrit.

Oerd Bylykbashi: Narrativa e Lulzim Bashës për këtë ccështje dhe vendimi i tij është e pavërtetë. Pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu