Aksident i rëndë/ Benz-i përplaset me kolonën, humb jetën një person

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz. Benzi përplaset me një kollonë betoni humb jetën një person.

Mësohet se emri i të ndjerit është Emri Cani, i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kolonë betoni në vendin e quajtur ‘Ura e Tapizës’.

Për pasojë, 43 vjeçari ka humbur jetën. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu