Plagoset me thikë deputeti

0

Deputeti konservator në Briatni, David Amess është goditur me thikë. Mediat vendase raportojnë se policia ka arrestuar autorin e dyshuar.

Deputeti veteran, i cili ka përfaqësuar Southend West në Essex që nga viti 1983, u sulmua në kishën metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, ndërsa ishte në një aktivitet elektoral, raportoi fillimisht Sky News.

Stafi në zyrën e Amess tha se ata nuk dinin detaje të mëtejshme dhe po prisnin përditësime. Në një deklaratë të shkurtër, policia e Essex bëri me dije se një burrë ishte arrestuar pas një incidenti në Leigh-on-Sea.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu