Shpërthen bombula e gazit, digjet banesa në Elbasan. Detajet e policisë

0

Shpërthen në flakë një banesë nëë Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 nëntori në këtë qytet në afërsi të spitalit psikiatrik.

Një banesë ka shpërthyer papritur në flakë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Familjarët janë larguar me shpejtësi , ndërkohë që flaka është përhapur në banesë.

Drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë administruar provat për të administruar provat në vendin e ngjarjes.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 16.10.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatimë në pronësi të shtetases H.V., ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. Nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu