Zbulohet rrjeti i prostuticionit me vajza shqiptare

0

ITALI– Policia italiane ka mundur të zbulojë një rrjet prostuticioni me vajza të reja shqiptare, të cilat e ushtronin këtë aktivitet në qendër të qytetit të Bolonjës. Mediat italiane bënë me dije se policia vendosi 11 masa paraprake për tentativë rrëmbimi dhe shfrytëzimi, ndihmë dhe përkrahje prostitucioni, dhune seksuale dhe përndjekje.

Vajzat shqiptare detyroheshin të lëviznin në disa zona të qytetit, ku ofronin marrdhënie seksuale në këmbim të pagesës. Hetimet nga Prokuroria e Bolonjës zgjatën rreth një vit dhe të përfshirë në këtë rrjet janë shqiptarë e italianë, të cilët morën masat ndëshkimore. Si prova materiale u sekuestruan tre apartamente dhe celularë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu