Gjykata lë në burg Klodian Trocin, ish-drejtorin e Kadastrës Vlorë

0

VLORË – Gjykata e Vlorës ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg ish-drejtorin e Kadastrës  së Vlorës, Klodian Troci.

Gjykatësi Enkel Peza me kërkesë të prokurorit Alfred Sali la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Gjatë kësaj kohe Troci ka qenë nën hetim në lidhje me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të vulave dhe formularëve”.

Klodian Troci u arrestua mbrëmjen e së dielës. Sipas të dhënave të policisë, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë atij i është gjetur një shumë parash prej 65.000 eurosh, të cilat janë sekuestruar. Ndërsa prokuroria njoftoi se kishte gjetur edhe një sërë dokumentash të falsifikuara.

Troci në dy vjetët e fundit ka drejtuar dy herë zyrën e Kadastrës në Vlorë, së pari për mbi një vit deri në shtator të vitit 2019 si i komanduar dhe së fundmi rreth 1 vit. Ndërkohë në periudhën e ndërmjetme mes punëve si drejtues i ASHK-së Troci drejtoi edhe zyrën e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut në Vlorë.

Klodian Troci dyshohet se ka bashkëpunuar me Bardhyl Gjikën, drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë bashkë dhe me specialistin Kreshnik Mino të cilët ndodhen në burg për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në favor të Spiro Dunit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu