Pas aksionit të SPAK në Lezhë, prezantohet drejtori i ri i Policisë (EMRI)

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të qarkut të Lezhës, Oltion Bistri.

Ky prezantim ka ardhur pasi efektivët e Policisë së Shtetit kanë shkuar në qytetin e Lezhës, ku kanë zhvilluar një operacion anti-drogë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga ky operacion deri tani janë arrestuar 20 persona mes tyre disa efektivë të policisë së Lezhës.

Më herët u bë me dije se mes të arrestuarëve janë disa punonjës të Drejtorisë së Policisë së Lezhës, të cilët janë implikuar në këtë veprimtari të jashtëligjshme.

8 prej të arrestuarëve janë policsë ku në bazë të hetimeve, SPAK ka arritur të provojë përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale dhe sot ka urdhëruar arrestimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu