LAJM I FUNDIT/ Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës

0

Vlorë/ Arresrohet në flagrancë një 57-vjeçar, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Arrestohet në flagrancë shtetasi Pellat Bonaj, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Pëllumb Binaj, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

Në pranga dhe 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim F. T., 48 vjeç, pasi dyshohet se në datën 11.10.2021, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A. Xh, duke i marrë disa produkte, në lagjen nr.2, Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu