Dy persona kanë grabitur gjatë natës një pikë karburanti në aksin Bulqizë-Shupenzë. Mësohet se grabitësit kanë marrë një shumë parash në pikën e karburanitit që ishte në pronësi të shtetasit Q,J.
Policia vijon kërkimet për të gjetur 2 personat të cilët janë përgjegjës për këtë grabitje.
Njotimi i Plotë nga policia:
Bulqizë/ informacion paraprak
Gjatë natës datë 20.10.2021, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë–Shupenzë.
Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.