Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Elbasanit i përgjigjet pyetjeve nga Infoweb lidhur me pastrimin dhe gjelbërimin

0

Diten e sotme ne studion e InfowebTv ka qene i ftuar Klins Lala Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Elbasanit ku u diskutu per zhvillimet e ndermarra ne keto vite per qytetin e Elbasanit.

Prioriteti ynë është të zhvillojmë sa më shumë hapesira publike, të të gjitha grupmoshave.

Një problem tjeter në qytetin e Elbasanit është ndricimi dhe riparimi:
Jemi përpjekur që të veprojmë në zonat të cilat kanë probleme me energjinë. Ne po përpiqemi vazhdimisht të shtojmë pastertinë në vendet ku mungojnë.

Zona e krastës, ka pasur probleme por ne po perpiqemi në të njëtën kohë të marrim masa për diegien e pyjeve, dhe mbetjeve urbane. Dhe nuk do të lejojmë që disa qytetarë të pandërgjegjshëm të jenë shkaktar negativ për nismën tonë.

Mesazhi im për qytetin Elbasanit është që çdo qytetar e ka për detyrë të përkujdeset për mjedisin. Dhe unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jemi sa më të kujdesshem për vendin ku jetojmë dhe të angazhohemi sa më shumë për Elbasanin.