U fiksua te lavazhi, kërkoi ndihmë nga kolegu i tij, si u arrestua polici në Tiranë

0

TIRANË– Durim Murja është një nga punonjësit e policisë së Tiranës i cili ka përfunduar në pranga pasi ka shpërdoruar detyrën. ‘Abcnews’ ka siguruar dosjen e policisë në të cilën konstatohen shkeljet e kryera.

Polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me një vajzë e cila ndodhej në lavazh pasi kishte sjellur makinën e saj. Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë.

Sipas prokurorisë, fillimisht Murja ka hezituar, por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë Burrit të dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës. Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu