Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.
Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 persona të infektuar.
Nga krahu tjetër, për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi.
Sa i përket të shëruarve ato janë 23, ndërsa numri i rasteve aktive është 510.