TIRANË– Analisti dhe pedagogu Roland Lami është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur më pas me derën e një biznesi.
Sipas Report Tv, analisti është arrestuar nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të Tiranës. Por nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Roland Lami, 48 vjeç, është i njohur në botën e medias, pasi është pedagog, profesor i shkencave politike dhe analist nëpër panele telefizive.