U grabit dhe dhunua! Çangu, dëshmitar në procesin “Shullazi”, jepte para me fajde

0

TIRANË– Biznesmeni i mobilerisë Nazmi Çangu që u torturua dhe grabit mbrëmjen e kaluar ka qënë dëshmitar në procesin gjyqëso ndaj Emiliano Shullazit në vitin 2016.

Në procesin gjyqësor ndaj tij, Çangu ka pohuar para gjykatës së Krimeve të Rënda se e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Mësohet se Çangu jepte para me fajde në zonë dhe shpesh për këtë arsye i krijoheshin probleme.

Policia ka nisur të hetojë se nëse grabitja e mbrëmjes së djeshme mund të ketë lidhje me ndonjë konflik borxhi që ka pasur në të shkuarën. Policia i ka sekuestruar biznesmenit aparatin celular për të parë komunikimet e fundit si edhe ka administruar dëshminë e tij në lidhje me karakteristikat fizike të autorëve apo dyshime të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu