Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga një krim i dyfishtë brenda një familje.
Genci Koreta, 39 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten. Jorgji Koreta raportohet se ishte një ish-oficer policie.
Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Mekat.
Njoftimi i policisë:
“Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.