Ekzekutimi i Dem Backës, “Shqiponjat” shoqërojnë Ben Qimen dhe i kontrollojnë shtëpinë

0

Arben Isufaj, i njohur dhe me nofkën Ben Qimja, është një nga personat e shoqëruar nga Policia e Fierit për ekzekutimin dy ditë më parë të Demir (Dem) Backës në mes të qytetit. Me urdhër nga Tirana, blutë e Fierit janë ngritur në këmbë për kapjen e autorëve që vranë “kosovarin” që jetonte në jug të Shqipërisë.

Ora News bën me dije se paraditen e djeshme zv.drejtori i policisë së Qarkut Fier së bashku me një trupë policore “Shqiponja”, kanë ushtruar kontroll në zonën që në Fier njihet si “15 katëshi”, ku jeton Arben Isufaj. Ky i fundit është shoqëruar në Polici për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.

Atentati është kryer nga një grup qitësish profesionistë që besohet shumë se kanë ardhur nga qyteti i Vlorës. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit të viktimës ka rezultuar se ai është qëlluar me 18 plumba. Tre plumba ne zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor.

Shqiponjat ne zonen ku jeton Ben Qimja

Deri në këtë fazë ku ndodhen hetimet, një ndër autorët e dyshuar është dhe Ben Qimja, për shkak të një konflikti të hapur që ka pasur me Dem Backën.

Raportohet se një vit e gjysmë më patë viktima Demir Backa ka rrahur në lokalin e tij “Piazza” në mes të qytetit të Fierit Ben Qimen dhe djalin e tij. Ky i fundit ka qenë dhe shkaku i sherrit mes “dy të fortëve të Fierit”, pasi nga përndjekur dhe përplasur me makinë mbesën e Dem Backës.

Kur ata kanë shkuar për t’u sqaruar në lokal, Dem Backa i ka rrahur të dy, Ben Qimen dhe djalin e tij.

Një tjetër pistë që Policia po heton është dhe veprimtaria tregtare e kompanisë “Godolla 2013”, e themeluar nga Backa në vitin 2013, me aktivitet blegtoral në lagunës e Lushnjës. Sipas Ora Neës, në këtë zonë janë rreth 200 hektarë tokë e dhënë me koncesion dhe para disa kohësh ka pasur një konflikt mes personit që e ka marrë me koncesion A.P, dhe Demir Backës.

Një pistë verifikuese është dhe ajo e pronave, pasi Demir Backa merrej me procesin e kompesimit të pronave, duke vepruar me prokura të posaçme nga pronarët pretendentë të sipërfaqeve të tokave në zonën e Darzezës. Si rezultat i kësaj pune, viktima ka përfituar me anë të përqindjeve qindra hektarë tokë të pyllëzuar në Darëzezë dhe në këtë sipërfaqe janë prishur disa objekte të ndërtuara nga banorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu