FOTO- Shqiptarët braktisin mjetin e mbushur me drogë në kufi sa shohin policinë

0

SHQIPËRI– 65 Kilogramë kanabis janë sekuestruar mesditën e sotme në kufirin shqiptaro-grak. Mësohet se në afërsi të Kosturit është pikasur një makinë që po kalonte kufirin nga Shqipëria drejt Greqisë.

Policia ka kërkuar të kontrollojë makinën dhe i ka bërë shenjë të ndalojë por drejtuesi nuk është bindur dhe është larguar me shpejtësi. Efektivët janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë gjetur mjetin e braktisur.

Brenda tij ishin tre çanta të mbushura me 65 kilogramë 880 e gramë marijuanë. Lënda narkotiek është sekuestruar ndërsa janë shpallur në kërkim dy shqiptarë njëri 19 dhe tjetri 30 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu