Të burgosurit në burgun e Peqinit, të Burrelit dhe Fushë-Krujës prej mëngjesit të kësaj të Marte kanë hyrë në grevë.
Burime bëjnë me dije se, të dënuarit e Godinës B, në Peqin që është burg i sigurisë së lartë, kanë refuzuar ushqimin dhe po ashtu nuk kanë dalë ajrim. Vetëm paraburgimi ka pranuar ushqimin ndërsa të tjerët jo.
Shkak mësohet se është bë refuzimi i kërkesës të dënuarve për të takuar familjarët. E njëjta situatë paraqitet edhe në burgun e Burrelit dhe të Fushë-Krujës.