Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje e sipër në qytetin e Fierit. Nga informacionet e siguruara pas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet me dije se mjeti ka pasur një defekt teknik.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat makina është përfshirë nga flakët.
Njoftimi i Plotë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:50, në qytetin e Patosit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.