Kuvend/ Basha sulmon Ramën, Berishën dhe Metën

0

Kuvend- Lulzim Basha përmes Edi Ramës ka sulmuar dhe Sali Berishën dhe Ilir Metën të cilët i ka quajtur trekëndësh të Bermudës. Në Kuvend Basha tha se Edi Ramën e ka marrë malli për Sali Berishën dhe prandaj merret kaq gjatë me problemet e brendshme të PD-së.

“Zonja kryetare, ka diçka themelisht gabim, kur vjen këtu me një citim që e ke mësuar përmendsh, je bërë shumë i lexueshëm, me një fjali e kuptojnë të gjithë. Thuaj që të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, bëni trekëndëshin e Bermudës, dhe qani hallet bashkë.

Unë nuk jam këtu për të qarë hallet tuaja, a do ta plotësojnë ty demokratët dëshirën për të na kthyer pas? Jo sepse të kam mundur në 2011-tën. Nëse të dukem i fortë, ky është problemi yt, nuk kam nevojë unë të të poshtëroj. Ja tek i ke faktet, merri këto , kërkoji tigrit që ti japë” tha Basha.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu