Ky është shqiptari që humbi jetën në Itali (FOTO)

0

Në foto është 32-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në Itali.

I riu jetonte në Lonato dhe në momentin që u aksidentua ishte duke u kthyer në shtëpi me makinën tip “Audi” kur u përplas me një kamion.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i shqiptarit, që më pas është gjendur përballë kamionit duke mos pasur mundësi reagimi për të shmangur fatalitetin.

Mediat italiane kanë nxjerrë edhe foton e shqiptarit që ndërroi jetë në aksident. Ai jetonte prej shumë vitesh me familjen në Itali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu