Deputeti i Elbasanit, Klevis Xhoxhi, zgjidhet Sekretar i Komisionit Hetimor Parlamentar për Zgjedhjet e 25-Prillit

0

Deputeti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Klevis Xhoxhi, është zgjedhur Sekretar i Komisionit Hetimor Parlamentar për Zgjedhjet e 25-Prillit.

Ky është një vlerësim i Partisë Socialiste, veçanërisht i kolegëve të tij deputetë, për zgjedhjen në këtë detyrë me mjaft përgjegjësi.

Juristi Klevis Xhoxhi është i njohur për përmbushjen me sukses të mjaft detyrave që ka mbajtur deri më tani në nivel vendor deri edhe si prefekt i Qarkut Elbasan.

Kontributet po vazhdojnë edhe si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Vetë deputeti Xhoxhi shprehet falenderues për këtë vlerësim. Ja çfarë shkruan ai në profilin e tij në Facebook:

Sot gjatë seancës së Komisionit Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Falenderues për përgjegjësinë e dhënë duke më zgjedhur me vota unanime nga kolegë Socialistë dhe demokratë si Sekretar i Komisionit.

Besimplotë që sëbashku do bëjmë më të mirën për qytetarët tanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu