Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 raste të reja me Covid-19.
Raste të vdekjeve nuk janë regjistruar, ndërsa janë shëruar edhe 25 pacientë, ndërsa konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të gati 2 mijë mostrave:
“Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. Në total numri i rasteve aktive është 431”, thuhet në njoftimin e MSH-së.