Gjenden mbetje njerëzore në bazën e KFOR në Prishtinë

0

Mbetje mortore janë gjetur sot në bazën e KFOR-it në lagjen Arbëria në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella. Ai tha se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka thënë Minutella.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu