TIRANË- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se dy persona në fshatin “Ballenj”, u arrestuan, pasi kanë tentuar për të kultivuar kanabis. Ndërkohë që dy personat e tjerë mes tyre dhe një grua u arrestuan në Pezë-Helmës, pasi teksa kishin me vetë doza të ndara kokaine. Gjithashtu u proceduan penalisht edhe 5 persona të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur 1 tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në afërsi të fshatit “Ballenj”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve A. D, 52 vjeç dhe G. K, 27 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. R, 38 vjeç dhe F. K, 37 vjeçe, pasi në Pezë-Helmes, në një ambient të hapur pa pronar, gjatë kontrollit fizik të tyre, gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza. Në vijim të veprimeve u proceduan dhe 5 shtetas për veprën penale “Moskallëzimi krimi”, të pranishëm në ambientin ku u konstatuan dy të arrestuarit.