Ekzekutohet me armë zjarri ish-polici.Viktima është Xhelal Reçi, një ish-punonjës i policisë së shtetit.
Vrasja ka ndodhur në një zonë të populluar dhe në një orar kur ka pasur lëvizje të shumta të qytetarëve.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit apo autorëve të këtij krimi të rëndë.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nuk dihet ende nëse Reçi ka pasur konflikte të mëparshme që mund të kenë çuar deri në ekzekutimin e tij mëngjesin e kësaj të hëne.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.