TIRANË– Gardisti 29-vjeçar, ende i paidentifikuar me emër, i cili u paraqit në spitalin e Durrësit i plagosur me armë zjarri pretendon se është vetëplagosur aksidentalisht.
Sipas “Panorama”, në dëshminë që ai u ka dhënë efektivëve të Policisë në spital, pretendon se nuk ka pasur asnjë përplasje me armë zjarri me ndonjë person tjetër. Por se dëmin ia ka bërë vetes.
“Nuk ka asnjë ngjarje apo përplasje me persona të tjerë. U vetëplagosa me armën e shërbimit, e cila në një moment u shkreh pa dashje dhe plumbi më hapi në këmbë. Njerëzit e mi më sollën në spital, kjo është e gjitha”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera gardisti.
29-vjeçari është paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme (të dielën) në spitalin e Durrësit, megjithatë hetimet për ngjarjen ende po vijojnë për të zbuluar nëse gardisti ka dhënë të vërtetën.