Aksident “i tmerrshëm”, ‘Benzi’ gri përplas keq një kalimtare

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh te Rruga e Kavajës në Tiranë.  kanë treguar se një kalimtare është përplasur nga një automjet tip “Benz” ngjyrë gri. Në fotot e mëposhtme mund të shihni se si gruaja e cila ka mbetur e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa pranë saj kanë mbërritur edhe mjekët e autoambulancës. Ende nuk dihet identitieti i gruas së palgosur dhe as shoferit që drejtonte makinën “Benz”. Pritet që në vijim të kemi njoftimin e policisë për më shumë detaje.

Ndërkohë një qytetar ka treguar se gruaja rreth të 30-tave po kalonte rrugën kur ‘Benzi’ gri e përplasi duke e hedhur 2 metra në ajër dhe më pas e goditi sërish kur ra poshtë duke thyer edhe xhamin e makinës./JOQ ALBANIA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu