Kush është e reja që humbi jetën sot, vetëm 23 vjeçe…

0

Renada Muneka është 23-vjeçarja, e cila ka ndërruar jetë, pak orë pas aksidentit tragjik të ndodhur më 27 tetor të këtij viti. Mësohet se ajo ishte studente në fakultetin e Drejtësisë dhe nesër organizohen homazhe në kujtim të saj. 23-vjeçarja, ishte duke udhëtuar me makinë, me një djalë, kur mjeti “Volkswagen”, ka humbur drejtimin dhe është përplasur me trafikndarësen. Studentja u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.

Faqja e studentëve shkruan:

Ditën e nesërme në orën 11 : 00 në hollin e Fakultetit të Drejtësisë do mbahen homazhe nga ana e Fakultetit dhe studentëve për humbjen e studentes Renada Muneka nga një aksident tragjik! U prehsh në paqe !


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu