Personi i cili shihni në foto është një prej tre personave të arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, i lindur në Krujë dhe banues në Sarandë akuzohet për grabitjen dhe kërcënimin me armë të noterit Thoma Kaçi.
Ngjarja ndodhi më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë.
Autorët u futën të maskuar brenda banesës së noterit duke i kërcënuar me kallashnikov, ku morën 20 milionë lekë të vjetra. Noteri Thoma Kaçi nuk pësoi dëmtime fizike e pas ngjarjes njoftoi menjëherë Policinë për të denoncuar grabitjen.
“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”, njoftoi policia në reagimin zyrtar.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Finalizohet operacioni anti-drogë! Ndalohet Golfi, shoqërohen 3 persona