Shpërthimi te Komuna e Parisit, cila është noterja që i vendosën eksploziv në mjet

0

Një shpërthim me eksploziv ndodhi afër mesnatës së kaluar te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë.

Mësohet se kujt i përket makina që i vendosën mesnatën e kaluar eksploziv. Mjeti është në pronësi të noteres Rezarta Koçi.

Në momentin që ndodhi shpërthimi, makina tip “Range Rover” me targa “AA 199 YS” ishte e parkuar në zonën e Komunës së Parisit, pranë kryqëzimit me “Rrugën e Kosovarëve”.

Policia ka nisur hetimet nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së parkingut, por edhe zonës përreth për të shkuar në gjurmët e autorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu