Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Dimal – Lushnjë në afërsi të fshatit Poshnjë
Në aksident është përfshirë një mjet policie dhe një mjet tip “Benz” me targa AA 780 DE
Si pasojë drejtuesi i Benz-it ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit