Një automjet që transportonte klandestinë të paligjshëm ka dalë nga rruga teksa po ndiqej nga Policia. Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër rreth orës 19:20, në afërsi të lagjes “Kordhocë”, ku Policia i bëri mjetit shenjë për të ndaluar.
Ndjekja nga efektivët ka vijuar deri pranë zonës “Ujë i Ftohtë” pranë Tepelenës, ku edhe doli nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe manovirmeve të gabuara.
Nga aksidenti mbetën të plagosur 3 emigrantët e paligjshëm që ndodheshin brenda makinës Benz, si dhe drejtuesi, një 20-vjeçar me iniciale A.K. nga Tirana. Të gjithë janë dërguar për mjekim në spitalin e Gjirokastrës, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.