Një i ri sirian është gjetur i pajetë në kufirin afër Bjellorusisë. Mediat e huaja raportojnë se policia polake ka thënë se trupi i një të riu sirian është gjetur në pyll pranë kufirit, duke shënuar viktimën e fundit në bllokimin politik në kufirin lindor të Bashkimit Evropian.
Qeveria në Minsk për muaj të tërë ka inkurajuar migrimin e parregullt përtej kufirit në vendet e BE-së, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. Të tre vendet po përforcojnë kufijtë e tyre, duke kërkuar të bllokojnë rrugën e sapohapur të migracionit dhe situata po bëhet më e rrezikshme me afrimin e dimrit.
“Dje, në pyll, afër kufirit, pranë Wolka Terechowska, u gjet trupi i një të riu sirian. Hetimet e kryera në vendin ku u gjet kufoma nuk kanë përcaktuar akoma shkakun e vdekjes”, -tha policia për rajonin Podlaska.
Numri i vdekjeve deri tani ka arritur në të paktën nëntë viktima të raportuara në migrimin e inkurajuar nga presidenti i vjetër i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.