Prej pasdites së kësaj të hëne,forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Shqiponja kanë zbritur në terren dhe po ushtrojnë kontrolle në qytetin e Vlorës.
Mësohet se qëllimi i këtyre kontrolleve është kapja e personave të shpallur në kërkim. Kontrollet kryesisht në zona qendrore dhe periferi,ndërsa në zonën e Skelës, policia ka arrestuar një person që ka aksidentuar dy shtetas anglezë.





